Sot më 16.03.2023 Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor (DUPH) mbajti punëtorinë e dytë nëkuadër të procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), ku u bë prezantimi dhe diskutimi mbi sfidat zhvillimore.
Punëtoria u fasilitua nga grupi punues, ndërsametodologjia e punës u bazua në punë grupore, ku pjesëmarrësit u ndanë në grupe bazuar në temat zhvillimore për të gjitha sektorët e Komunës.
Në punëtori morën pjesë anëtarët nga Ekipa Komunale e Planifikimit (EKP) dhe nga Ekipa Këshilluese e Komunitetit (EKK).