Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me drejtorë komunal e zyrtarë, bashkë me qytetarë nga Kamenica, përgjatë dy ditëve kanë qenë pjesë e punëtorisë së radhës në kuadër të projektit për Kontratën Sociale e cila po realizohet në bashkëpunim me USAID.
Nisur nga fakti se Kontrata Sociale në parim ka buxhetimin e projekteve me pjesëmarrje duke bërë kështu qytetarët pjesë të vendimmarrjes, në këtë punëtori Kryetari Rahimaj dhe ekipi i tij së bashku me qytetarët e pranishëm, kanë konkretizuar çështjet të cilat do të realizohen në kuadër të këtij projekti.
Kontrata Sociale do të ndihmojë financiarisht realizimin e dy projekteve të përzgjedhura nga vetë qytetarët me anë të votës, por edhe do ta lehtësojë gjithë procesin e punës përgjatë realizimit.
Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian