Shoqata e Pedagogëve në Komunën e Kamenicës ka organizuar garat komunale në basketboll për vajza, në të cilat kanë marrë pjesë shkollat e komunës sonë.
Nxënëse të talentuara e me prirje në këtë sport, kanë garuar me njëra-tjetrën për titullin komunal, duke vazhduar me synimin e triumfimit edhe në nivel regjional e republikan.
Rezultatet nga ndeshjet e realizuara sot, janë si vijojnë:
Vendi i Parë: SHFMU “Skënderbeu”
Vendi i Dytë: SHFMU “Abdullah Krashnica-Presheva “
Vendi i Tretë: SHFMU “Dëshmorët e Kombit “
Kurse sa i përket basketbollistes më të talentuar, është zgjedhur nxënësja Riola Jerliu.
Në mesin e shkollave të tjera pjesëmarrëse ishin edhe SHFMU “Fan S. Noli” si dhe SHMM “Sadri Misini”.
Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian