Sot më 15.03.2023 Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor (DUPH) mbajti punëtorinë e parë në kuadër të procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), ku u bë prezantimi dhe diskutimi mbi të gjeturat nga hartimi i profilit te komunës– gjendjes ekzistuese.
Punëtoria u fasilitua nga grupi punues, ndërsa metodologjia e punës u bazua në punë grupore, ku pjesëmarrësit u ndanë në grupe bazuar në temat zhvillimore për të gjitha sektorët e Komunës.
Në punëtori morën pjesë anëtarët nga Ekipa Komunale e Planifikimit (EKP) dhe nga Ekipa Këshilluese e Komunitetit (EKK).