Organizata jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin e dytë lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Qëllim i këtij debati ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet strukturave komunale me qytetarët për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Komunën e Kamenicës, duke përfshirë edhe shoqërinë civile.
Tema tjera të diskutimit gjatë debatit ishin edhe identifikimi i sfidave dhe problemeve më të cilat ballafaqohen qytetarët në mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore, shfrytëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore për zhvillimin e turizmit me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes të trashëgimisë kulturore.
Projekti “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian