DUPH ka mbajtur punëtorinë e katërt në kuadër të procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK)

Sot më 17.05.2023 Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor (DUPH) mbajti punëtorinë e katërt nëkuadër të procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), ku u bë prezantimi i procesit dhe punës së deritanishme, si dhe u diskutua për Skenarët e zhvillimit hapësinor / Konceptin Zhvillimor Hapësinor.

Punëtoria u fasilitua nga grupi punues, ndërsametodologjia e punës u bazua në punë grupore, ku pjesëmarrësit u ndanë në grupe bazuar në temat zhvillimore për të gjitha sektorët e Komunës. 

Në këtë punëtori morën pjesë anëtarët nga Ekipa Komunale e Planifikimit (EKP) dhe nga Ekipa Këshilluese e Komunitetit (EKK).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *