Kryetari Rahimaj: Investime gjysmë milionëshe për sigurimin e ujit të pijes💧

Kryetari i Komunës së Kamrnicës Kadri Rahimaj ka shkruar ne rrjete sociale se “Nëse deri sot qytetarëve në lokalitete të ndryshme ju është dashur që të bëjnë zgjidhje individuale për ujë të pijshëm, nevojë kjo elementare, aty më nuk është nevoja për diçka të tillë🚧.

Kamenica i takon qytetarëve të saj, prandaj:

✅💧Kemi hapur puse të reja për Qytetin, duke shtuar kapacitetet për 6 litra në sekond, në vlerë prej 50,000€.

✅💧Jemi duke i investuar 170,000€ për kyçjet individuale në ujësjellës për fshatrat Hodonoc, Muçivërc dhe Dajkoc.

✅💧Në Karaçevën e Epërme së shpejti do të investohen 340,000€ për rrjetin e ujësjellësit.

🙏Falënderojmë KRU “Hidromorava” për kontributin dhe bashkëpunimin.

☀️Verës kemi festuar, por punën nuk e kemi ndalur😎.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *