Komuna e Dragashit, ka kërkuar nga qytetarët e që të shtojnë kujdesinë për shkak se është konfirmuar prezenca e murtajës afrikane të derrit në këtë komunë.
Në njoftimin e tyre thuhet se kjo sëmundje mund të mos jetë ngjitëse tek njeriu, por që sërish kërkohet kujdes i shtuar.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Dragashit, ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit. Shoqata e Gjahtarëve ‘Dhia e Egër’, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundjeje. Kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla”, thuhet në njoftim.