Gentiana Sermaxhaj zgjedhjet drejtoreshë e BONEVET Kamenica.

Bonevet Kamenica njofton se: ”Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se, pas një procesi të përzgjedhjes dhe shqyrtimit të shumë aplikimeve cilësore, kemi vendosur të zyrtarizojmë drejtoreshën e re të rrjetit BONEVET Kamenica, hapësirës së katërt BONEVET në Kosovë, Gentiana Sermaxhaj.

Gentiana ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, dega: Elektronikë.

Para fillimit të studimeve, ajo ka shfaqur angazhim të jashtëzakonshëm në fushën e punës vullnetare në organizata të ndryshme, duke u angazhuar në projekte për të drejtat e njeriut dhe edukimin e fëmijëve.

Drejtoresha e re vjen me një përvojë të pasur në fushën e inxhinierisë, dhe ne jemi të bindur se ajo do të sjellë një kontribut të çmuar për zhvillimin dhe avancimin e aktiviteteve të qendrës sonë.

Qëllimi ynë është të krijojmë një mjedis inovativ dhe të ofrojmë mundësi të barabarta për të gjithë komunitetin tonë.

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *