Shkencëtarët po bëjnë studime të reja në lidhje me Covid-19
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi për Koha.net
Institutet Kombëtare të Shëndetësisë ka filluar një sërë testimesh për të testuar funksionin e trajtimeve të reja që mund të përdoren për kurimin nga COVID-19. Ky është një hap shumë i pritur nga amerikanët pasi miliona njerëz janë ankuar se kanë pasur një lloj gjendje misterioze pasi e kanë kaluar Covidin. Ko po nënkupton se simptomat si humbja e shijes apo e të nuhaturit po vazhdojnë të jenë prezent ani pse testet dalin negative.
Njoftimi i së hënës nga projekti “RECOVER” në vlerë prej 1.15 miliardë dollarësh i “NIH” vjen mes zhgënjimit të pacientëve që kanë luftuar për muaj apo edhe vite me probleme shëndetësore që ndonjëherë ishin edhe probleme invalidore, pa trajtime të efektshme dhe tani po mbeten vetëm studime rigoroze që testojnë kura potenciale.
Shkencëtarët nuk e dinë ende se çfarë e shkakton të ashtuquajturin “COVID i gjatë”, duke ju referuar simptomave të vazhdueshme të sëmundjes që nuk zhduken pas trajtimit me ilaçe.
Termi “catchall” qëndron për rreth 200 simptoma shumë të ndryshme. Midis 10% dhe 30% e njerëzve vlerësohet të kenë përjetuar një formë të “COVID-it të gjatë” pas shërimit nga një infeksion i koronavorusit.
“Nëse marr 10 persona të diagnostikuar, marr 10 përgjigje sesa i gjatë është në të vërtetë COVIDI,” tha sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Xavier Becerra.
Kjo është arsyeja pse deri tani nisma “RECOVER” ka gjurmuar 24,000 pacientë në studimet vëzhguese për të ndihmuar në përcaktimin e simptomave më të zakonshme dhe më të rënda, gjetje që tani po bëhen si një lloj modeli për provat e trajtimit shumëplanësh.
Dy studimet e para do të shikojnë nëse marrja e ilaçit antiviral “Paxlovid” të “Pfizer” deri në 25 ditë mund të lehtësojë simptomat e gjata të COVID-it.
Ky studim do të bëhet për shkak të një teorie se disa koronavirus të gjallë, ose mbetjet e tij, mund të fshihen në trup dhe të shkaktojnë çrregullime të ndryshme. Deri më tash “Paxlovid” është përdorur kur njerëzit e kanë pasur për herë të parë COVID-19 dhe për vetëm pesë ditë.
Trajtimet për “mjegullën e trurit” dhe probleme të tjera kognitive – ky studim përfshinë programin e trajnimit për problemet kognitive të trurit “BrainHQ” të “Posit Science Corp”, një tjetër të quajtur “PASC-Cognitive Recovery” nga Sistemi Shëndetësor “Mount Sinai” i Qytetit të New Yorkut, dhe një pajisje “Soterix Medical” që stimulon elektrikisht qarqet e trurit.
Dy studime të tjera do të nisin në muajt e ardhshëm.
Njëri do të testojë trajtimet për problemet e gjumit.
Tjetri do të synojë probleme me sistemin nervor autonom i cili kontrollon funksionet e pavetëdijshme të trurit si frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës duke përfshirë çrregullimin e quajtur “POTS”.
Një studim më i diskutueshëm i intolerancës së ushtrimeve dhe lodhjes është planifikuar gjithashtu, me “NIH” që kërkon të dhëna nga disa grupe pacientësh të shqetësuar se ushtrimet po bëjnë më shumë dëm sesa mirë për disa të sëmurë me simptome të gjata të COVID-it.
Testimet përfshijnë 300 deri në 900 pjesëmarrës të rritur tani për tani, por kanë mundësi të rriten. Ndryshe nga eksperimentet tipike që testojnë një trajtim për një kohë të caktuar, këto studime platformash janë më fleksibile dhe do të lejojnë “NIH” të shtojë terapi të tjera potenciale që janë në zhvillim.
Fleksibiliteti mund të jetë kyç, sipas Dr. Anthony Komaroff, një studiues i Harvardit, i cili nuk është i përfshirë në programin “NIH”, por ka studiuar prej kohësh një çrregullim të ngjashëm misterioz të njohur si “sindroma e lodhjes kronike” ose “ME/CFS”.
Komaroff tha gjithashtu se e kupton zhgënjimin e njerëzve lidhur me pritjen për këto “prova ilaçesh” për trajtim, por beson se “NIH” priti në mënyrë që të vinin disa të dhëna të sakta rreth biologjisë në themel.