Doli për iftar me kolegë të punës, burri nuk e lejoi më gruan të hyjë në shtëpi

Kallxo.com shkruan se një grua në Pejë ka raportuar tek organet e rendit se pasi kishte dalur me kolegë të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 30.03.2024 në 20:50h.

I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *