Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, është takuar me Këshilltarin shqiptar të Presidentit Erdogan për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit.
Rahimaj paraqiti një sërë projektesh të ndryshme për zhvillimin e komunës së Kamenicës, duke theksuar nevojën për një partneritet të ngushtë për të arritur qëllimet e përbashkëta zhvillimore.
Këtë e ka bërë të ditur Rahimaj përmes rrjeteve sociale, ku ka shkruar:
Për dy ditë radhazi së bashku me kolegun nga sektori i turizmit Edonin po qëndrojmë në Turqi, ku po takojmë përfaqësues të lartë vendi dhe biznese.
Gjatë këtyre ditëve jemi takuar me z.Sabri Demiri, i cili është kryekëshilltar i presidentit turk Erdogan si dhe i deleguar special për vendet e Ballkanit.
Gjithashtu me ekspertët e Fondit Sovran, Mentor Hyseni dhe Gent Nushi, kemi biseduar për mundësitë e bashkëpunimit si dhe sjelljen e investitorëve potencial në Kamenicë. Paralelisht me këtë, kemi prezantuar edhe potencialin e madh që ka Kamenica në fushat si bujqësia e energjia e pastër.
Kemi vizituar edhe disa kompani të cilat janë të specializuara në fushën e ndërtimtarisë si dhe projekteve të tjera infrastrukturore.
Vizita të tilla përpos që hapin rrugë për bashkëpunim, bëhen edhe udhëzuese për ide të reja për investime në Kamenicë.
Falënderoj z.Jakup Gashin për mundësimin dhe organizimin e kësaj vizite.
Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian