Shumë qytetarë të Kosovës ditëve të fundit janë duke u përballur me gripin sezonal, i cili për disa prej tyre po jetë goxha i lodhshëm. Vetëm gjatë muajit dhjetor u shënuan me qindra raste në vend, raporton Gazeta Sinjali.
Mbi 300 persona në ditë po kërkojnë ndihmën e stafit mjekësor për të tejkaluar këtë viroz.
“Ne kemi prej 200 deri në 250 vizita, tashmë këto shifra e tejkalojnë 300 brenda ditës, kur i ndajmë në proporcjonë më numrin e vizitave për mjekë janë mbingarkesë për mjekun sepse dyfishohet numri për vizita”, ka thënë për Dukagjinin, drejtori i QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashi.
Ky virus sipas specialistëve mjekësorë po dallon nga viruset e tjerë pasi qe kohëzgjatja e tij është më shumë se shtatë ditë.
“Pak pa qef një fyt po m’dhemb nifar gripi i keq po thonë , erdha e morra një injeksion, nuk na ra me prit shumë nja pesë minuta”, ka thënë Rasim Gerbeshi, banor i Prishtinës.
Qiky virus, më gjithë se nuk shkoj shumë të mjeku por erdha mi marr do hapa, që katër ditë jom me këtë grip”, ka thënë Drita Azemi, banore e Prishtinës.
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, janë bërë edhe testime për covid-19, por që sipas udhëheqësve të qendrës, deri tash nuk ka ndonjë pacient që ka dal pozitiv.
Për Gazetën Sinjali, infektologu Arben Vishaj, pak ditë më parë ka treguar disa nga simptomat e këtij gripi sezonal.
Ai tha se qytetarët të cilët janë prekur nga ky grip kanë simptomat e lodhjes, plogështisë, kollitjes, temperaturë, rrjedhje nga hundët, dhimbje gjymtyrësh dhe frymëzënie.