Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar tre pacientë me influenca të grupit të derrit (AH1N1) dhe dy paciente janë duke u trajtuar me COVID-19.
Kështu tha drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj në një prononcim për Gazeta10 ku ai tha se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë .
Vishaj poashtu ka theksuar se situata në Klinikën Infektive është e qetë pavarishtë personave të hospitalizuar.
“Për momentin të hospitalizuar kemi tre pacientë me AH1N1 dhe dy me COVID-19. Situata është e qetë”, ka thënë Visha.
“Poashtu për momentin nuk kemi asnjë të prekur nga sëmundja e fruthit”, ka thënë ai.
Tutje Vishaj ka thënë se nuk ka asnjë person të infektuar me sëmundjen e fruthit./Gazeta10/
Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian