Zyrtari policor gjuan me armë zyrtare në Kamenicë, IPK nis hetimet ndaj tij

Sinjali.com Të shtënat me armë në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Për një rast të gjuajtjes me armë zjarri ku dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur së fundmi hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur ekskluzivisht se një zyrtar policor tashmë po hetohet nën dyshimin se me armën e tij zyrtare ka gjuajtur për qejf, në fshatin Kranidell në Kamenicë.

Sinjali mëson se zyrtari policor i përfshirë në këtë rast është punonjës në stacionin policor Veriu në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, polici i dyshuar ishte bashkë me një shok, të cilët dyshohen se kanë shtënë rreth 10 herë me armë.

Posa Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar gëzhojat që u gjetën, ndërkohë që të dyshuarit janë shoqëruar për procedura të mëtejshme.

Të njëjtat burime thonë se ndaj zyrtarit policor ka nisur hetimet Inspektorati Policor i Kosovës, teksa rast është iniciuar edhe për të dyshuarin tjetër.

Prokurori i Shtetit ka autorizuar nisjen e hetimeve, pasi Policia ka marrë informacionet nga një qytetar, në mënyrë që të mblidhen prova që dëshmojnë në lidhje me rastin.

Portali Sinjali do të iu mbajë të informuar me detaje e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *