Kurti bëri një truk të mirë, por jetëshkurtër dje. Ai nuk është gati të themelojë Asociacionin. Ai nuk do të përmbushë gjithçka, është e qartë se ishte një truk për të blerë kohë”, ka thënë Vuçiq në lidhje me takimin në Bruksel.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka “tentuar t’u shesë një truk” liderëve evropianë në takimin e djeshëm në Bruksel, por që sipas tij, është një “truk jetëshkurtër”.
Vuçiq i ka cilësuar “mashtrime” ato që ka bërë Kurti në takimin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministren italiane, Giorgia Meloni, të shoqëruar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell e emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.
Sipas tij, Kurti prezantoi idenë për nënshkrimin e të tri dokumenteve, pasi e dinte se Serbia nuk mund të nënshkruante.
“Kurti bëri një truk të mirë, por afatshkurtër dje. Ai e ka paraqitur idenë, të nënshkruajmë të tre dokumentet. Bëhet fjalë për dy marrëveshjet, në Bruksel e Ohër. E propozoi sepse e dinte që Serbia nuk do ta pranonte. Ai nuk është gati të themelojë Asociacionin. Ai nuk do të përmbushë gjithçka, është e qartë se ishte një truk për të blerë kohë”, ka thënë Vuçiq në TV Pink.