Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë për “Pavlovic Today”, ka komentuar edhe përleshjen fizike të ndodhur në Kuvendin e Kosovës.
Vucic ka thënë se nëse një fotografi e “Pinokios” çon në një përplasje me grushta, atëherë sipas presidentit të Serbisë kjo flet zëshëm për situatën.
Presidenti serb ka ngacmuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se grushtat në Kuvend “tregojnë se demorkacia s’është në nivelin e lartë që mburreni”, shkruan Pavlocic Today, trasnmeton Express.
“Ndoshta do të ishte më e dobishme të përqendroheshin në përmirësimin e këtij aspekti në vend që t’u jepni leksione të tjerëve”, ka thënë Vucic tutje./Express/