Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se peson/a të panjohur kanë vjedhur një cisternë për gaz në vlerë rreth 30 mijë euro në Kamenicë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:47, në fshatin Koretin të Kamenicës, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Fsh. Koretin, Kamenicë 04.10.2023 – 11:47. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur një cisternë për gaz vlera e të cilës sipas viktimës është rreth 30.000 €. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi