Vidhet arka e Xhamisë së madhe në Koretin

Në njoftimin e kësaj shkruan: (postimi i plotë)
Për_keqardhje!

Sot pas namazit të ikindisë, në xhaminë tonë kishte ndodhur një akt qyqar, dikush akoma i pa identifikuar paska thyer arkën e xhamisë dhe paska marrë të gjitha të hollat e tubuara aty.

Metoda e vjedhjes së saj, nga organet e rendit po cilësohet të jetë metodë e një hajni profesionalist, ngase jo vetëm të hollat e arkës që i ka marrë, por ai kishte marrur edhe mjetin në të cilin ruhen pamjet e kamerave!
I gjori, përveç që ka bërë këtë mëkat të shëmtuar duke vjedhur shtëpinë e Allahut, ai në mënyrë indirekte sikur ka vjedhur nga xhepi i shumë besimtarëve, ngase arka e xhamisë mbushet me kontributin e atyre që falin namazin.

A mediton ai se si ka mundësi që të gjithë atyre tua kërkoj hallallakun edhe nëse pendohet?!
O Zot, udhëzoje atë mendjelehtë dhe bëje që ky të jetë mëkati tij i fundit i kësaj natyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *