Vetëm në qershor 150 çifte i dhanë fund martesës së tyre

150 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre, vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti. Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

Por gjatë këtij muaji nuk pati vetëm ndarje, pasi që brenda dhe jashtë Kosovës,  janë regjistruar gjithsej 953 kurorëzime.  

“Në muajin Qershor 2023 janë regjistruar gjithsej 953 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 150 raste”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndryshe në muajin qershor numri i shkurorëzimeve ka qenë më i vogël se sa një muaj më parë, pasi që gjatë muajit maj 2023 janë regjistruar gjithsej 160 raste të shkurorëzimeve. Ndërkaq janë regjistruar 1 299 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës./Indeksonlin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *