Vend i lirë pune në Bonevet- Kamenica, për pozitën: Drejtor/e Menaxhues/e

Njoftimi i plotë nga Bonevet:

Njoftim i rëndësishëm për BONEVET Kamenica

BONEVET Kamenica, organizata e katërt e rrjetit BONEVET për nga koha e hapjes, njofton për një ndryshim të rëndësishëm në menaxhmentin e saj.

Arbitë Thaçi, e cila u përzgjodh në pjesën e dytë të vitit 2022 në pozitën Drejtore Menaxhuese përmes konkursit të hapur të punës, në dakordim të përbashkët me Bordin Drejtues, lajmëron publikisht dorëheqjen nga kjo pozitë.

BONEVET është në kërkim të një kandidati/kandidate të kualifikuar dhe me pasion për të qenë Drejtor/e Menaxhues/e i/e Fondacionit BONEVET Kamenica.

Konkursi i punës për Drejtor/e Menaxhues/e në BONEVET Kamenica do të mbetet i hapur deri me datën 19 shtator 2023 ora 23:59 dhe mirëpret të gjitha aplikimet e kandidatëve.

Linku i konkursit të punës: https://bonevet.org/vacancy/dm-kamenica/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *