Vdesin dy persona në vetaksident me traktor në Novobërdë

Dy persona kanë humbur jetën pas një vetaksidenti me traktor në Novobërdë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00, ku vozitësi thuhet se ka humbur kontrollin.

Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri në emergjencën e Gjilanit.

“Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin policor.

Aksidenti është iniciuar si “vdekje aksidentale”.

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *