U mbajt ligjërata për shëndetin e gruas

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, Grupi Joformal i Grave, në hapësirat e komunës së Ranilugut organizoi ligjëratë për shëndetin e gruas – menopauzën dhe perimenopauzën.

Pedagogia Marina Pecelj – gjinekologe, foli me gratë e pranishme për stigmatizimin e shprehur të grave në perimenopauzë dhe menopauzë dhe nevojën për t’i kushtuar vëmendje shtesë kësaj teme, dhe tema të tjera që lidhen me shëndetin e grave.

Gjatë ligjeratës znj.Pecelj tregoi se cilat janë simptomat fizike dhe sfidat psikologjike që përcjellin gjendjen e perimenopauzës dhe menopauzës tek gratë, si dhe rëndësinë e kësaj faze në jetën e grave,

Në fund të ligjeratës u theksua nevoja e ngritjes së vetëdijes dhe rëndësia e provimeve të rregullta në mënyrë që kjo periudhë të kalojë sa më pak shqetësim.

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *