Ish kreu i degës së LDK-së në Kamenicë, Shaip Surdulli përmes rrjeteve sociale ka reaguar pas LDK Mbajti sKuvendin e X Zgjedhor dhe Konvetën për shpalosjen e programit “Rruga e Re”.
Postimi i Plotë i Surdullit:
Të dashur miq,
Anëtarë e simpatizantë të LDK-së!
Sot LDK mbajti Kuvendin e X Zgjedhor dhe Konvetën për shpalosjen e programit “Rruga e Re”.
Urime për kuvendin dhe konventën e LDK-së!
Urime edhe për ri zgjedhjen e Lumir Abdixhikut Kryetar i LDK-së!
Po më mungon së paku një foto me Lumirin për t’ia uruar ri zgjedhjen Kryetar i LDK-së. Foto kam më shumë me Rugoven, por edhe me Fatmirin e Isen, kurse qe dy vite sa e udhëhoqi LDK-në Lumiri as përgjigjëjet në viber nuk mi ka kthyer, ku unē shpreha interesimin për tu rikthyer në udhëheqjen e degës së LDK- së në Kamenicë e le mo të takohesha me te e ta kam së paku një foto. Parolla e Lumirit që ka me punuar si rugovist dhe ” le të ringritemi si një” nuk qëndrojnë si të vërteta. Nuk ka as erë të rugovizmit e as që i ka hije kur e përmend Rugovën, sepse më së paku ka punuar në parimet dhe frymēn rugoviane.
Nga para vitit 1999 dhe pas ketij viti është hera e parë që nuk kam qenë i zgjedhur delegat i kuvendit zgjedhor të LDK-së.
Gjatë 4 viteve 2019- 2023, unë pas 19 viteve të udhëheqjes së degës së LDK-së, e pash të arsyeshme të liroj pozitën e kryetarit të degës për shkak te demokracisë. Gjatë këtyre 4 viteve LDK në Kamenicë u dobësua shumë, por zgjedhjet e fundit të degës se LDK-se në Kamenicë që nuk ishin zgjedhje demokratike siq kishte çdo herë përpara, por ishin manipulim e kurdisje, i dhanë vulën e dobësimit edhe me të madhë në të ardhmen.
Une isha entuziastë për ta ringjall LDK në Kamenicë, por nuk pata perkrahje aspak pikërisht nga Lumiri dhe bashkëpunetorët e tij të ngushtë. Zbatimin e mosinteresimit të Lumirit për mua që të zgjedhem Kryetar i LDK-së në Kamenicë, nga niveli qendror e bëri Gazmend Muhaxheri me shefin për punë teknike të zyreve të LDK- së Selver Doda, kurse në nivel të degës e bëri Jetoni me disa bashkëpunetorë, që disa prej tyre sot së paku janë gëzuar që kanë qenë delegat të kuvendit të LDK-së.
Unë jam një aktivist i LDK-sē që nga themelimi i LDK-së dhe që e kam udhëhequr LDK në Kamenicë më shumë se 19 vite. Kam qenë edhe kryetar i komunës së Kamenicës gjatë 11 viteve deri në vitin 2013. Kam besuar se mund të jam ende i dobijshëm për LDK sepse e ndjej veten që do të kisha mundur të bëjë shumë më shumë për LDK në Kamenicë. Lumiri për LDK në krahasim me mua është si një pionier. Por edhe në aspektin e aktivitetit të përgjithshëm dhe profesional e ndjej veten më të ngritur si doktor i shkencave të matematikës. Mos ndoshta kariera e ime e LDK-sē dhe profesionale e ka penguar Lumirin dhe disa bashkepunëtor të tij?
Në kuvendin zgjedhor të LDK-së nuk pat demokraci por votim të hapur për një kandidat, sikur që ka qenë çdo herë në subjektet tjera politike, mos të ia përmendi emrin këtyre partive politike se nuk kam aspak lakmi për to.
Nuk pata vullnet të marrë pjesë as në konventen programore ” Rruga e re” të LDK-së, edhe sikur do të kishin marrë pjesë tërë populli i Kosovës.