Sot në BONEVET Kamenica u zhvillua një punëtori e hapur për Programimin dhe Printimin 3D.

Bonevet Kamenica njofton se: Nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth Programimit, pllakave të Arduinos, dhe 3D printimit. Ata krijuan projekte të ndryshme duke përdorur sensorë, motorë dhe ndërfaqe të tjera elektronike.

👥 Klasa e Programimit dhe Printimit 3D është e përshtatshme për grupmoshat 11-14 vjeç, të cilët janë të interesuar për eksperimentimin me elektronikë.

⏰ Kohëzgjatja e klasës: 2 muaj
📅 Klasa do të organizohet 2 herë në javë, për nga 2 orë secila.
👶 Mosha e pranueshme: 11-14 vjeç
💰 Çmimi: 40 euro

Për të bërë pjesë të kësaj klase, aplikoni në linkun më poshtë: https://forms.gle/oWhZuqHGZsvBv1vv6

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *