Rahimaj: Parku i Aventurave- destinacioni i veçantë i emocioneve dhe adrenalinës

Zyra Komunale e informimit njofton se Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se në kuadër të projektit FEGO, së bashku me organizatën Swiss Contact,ka nënshkruar marrëveshjen e re për hartimin e projektit Parku i Aventurave.

‘’A jeni gati për të kaluar një përvojë të paharrueshme, të mbushur me emocione dhe adrenalinë? Parku i Aventurave është përgjigjja’’, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ai po ashtu ka njoftuar qytetarët se Parku i Aventurave paraqet fazën e dytë të projektit “Lugu i Verdhë”.

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *