Komuna e Kamenicës njofton se: Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me Drejtoreshën e Shëndetësisë Eurona Hoda kanë pritur sot në takim ish-Presidenten znj.Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesen Kay Kurimoto nga Ambasada Japoneze.

Ata kanë vizituar repartin e mamografisë në QKMF-në e Kamenicës, si dhe janë njoftuar me punën që po bëhet aty. Kjo vizitë realizohet pikërisht në muajin e sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.
Aparatura e mamografit është donacion nga Ambasada Japoneze dhe Fondacioni JAHJAGA.