Qeveria do t’ua subvencionojë përsëri rrymën familjeve me të ardhura mesatare nën 150 euro për anëtar

Sot është prezantuar në Qeveri Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, i cili,do t’i ndihmojë familjet e cenueshme duke ua subvencionuar faturat e energjisë.

Ky program është i dizajnuar për familjet kosovare me të ardhura mesatare nën 150 euro për anëtar, ndërsa subvencionimi do të bëhet përmes formës së aplikimit në Ministrinë e Financave.

Kryeministri Albin Kurti tha se programi, i cili do të zgjasë një vit, do të jetë shumë i rëndësishëm për këto familje.

Fokus të veçantë në këtë program, siç tha ai, do të kenë grupe të caktuara të shoqërisë, si personat me aftësi të kufizuar, prindërit vetë-ushqyes dhe pensionistët që jetojnë vetëm.

“Sot jemi mbedhur këtu që ta prezantojmë edhe një program të rëndësishëm, atë të Mbrojtjes së Konsumatorëve të Cenueshëm. Programi që po e prezantojmë sot, që do të zbatohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka në fokus subvencionim e faturës së energjisë elektrike për familjet të cilat kualifikohen si konsumatorë të cenueshëm të energjisë elektrike”.

Tutje, ai ka treguar se programi parasheh subvencionimin e faturave të energjisë për familjet të cilat kanë të ardhura mesatare nën 150 euro për anëtar të familjes, ndërsa do të zbatohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

“Fokus të veçantë në këtë program do të kenë grupe të caktuara të shoqërisë, si personat me aftësi të kufizuar, prindërit vetë-ushqyes dhe pensionistët që jetojnë vetëm. Programi  për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm është program një vjeçar i cili fokusohet në subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm, të hyrat mesatare mujore të të cilëve janë nënë 150 euro për anëtar të familjes”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se megjithëse tanimë është hapur forma e aplikimit, së shpejti ministria do të dalë me njoftime se si të plotësohet ky formular.

“Programi parasheh t’i ndihmojë të gjitha familjet të cilat mesatarisht kanë më pak se 150 të ardhura mujore për anëtar të familjes. Pra, nëse një familje ka katër anëtar parashihet që nëse ka më pak se 600 euro të ardhura mujore mesatare mund të kualifikohet për programin dhe shuma e subvencionimit pastaj do të varët varësisht më pak sesa pragu i nevojshëm që merr”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *