Punëtorët e deklaruar nuk gjendeshin në punë, suspendohen 20 biznese nga “Superpuna”

Siç njofton faqja zyrtare në Facebook, punëtorët e deklaruar si punonjës të kompanive, nuk ishin prezent në vendin e punës

20 biznese janë suspenduar nga platforma qeveritare e punësimit, “Superpuna” si rrjedhojë e mosplotësimit të kritereve.

Siç njofton faqja zyrtare në Facebook, punëtorët e deklaruar si punonjës të kompanive, nuk ishin prezent në vendin e punës.

“Superpuna njofton se 20 biznese janë suspenduar nga platforma, si rezultat i mos respektimit të Termeve dhe Kushteve të platformës, të cilat janë vërejtur gjatë monitorimit në teren të përfituesëve. Përkatësisht, gjatë monitorimit në teren të këtyre bizneseve monitoruesit kanë vërejtur që punëtorët të cilët figurojnë si të punësuar në ato biznese, nuk kanë qenë prezent në vendin e punës. Me këtë rast, superpuna ka suspenduar profilet e këtyre bizneseve duke ua pamundësuar që të përfitojnë sërish nga subvencioni”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *