Policia e Kosovës pranon policë të rinj në Veri, në mesin e tyre 45 serbë

Policia e Kosovës për rajonin e Veriut ka pranuar policë të rinj, në mesin e tyre 45 serbë, raportojnë mediat serbe.

Komisariati verior ka sot 74 policë të rinj, të gjithë nga komunitetet joshqiptare. 

Më shumë se gjysma – 45 janë serbë, 16 janë boshnjakë, tre janë turq dhe 8 janë pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. 

Këta oficerë janë pjesë e një grupi prej 418 kadetësh të diplomuar të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *