Policia e Kosovës për pak çastesh do të mbajë një konferencë për medie në të cilën do të bëhet nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i amerikan, Jeffrey Hovenier si dhe drejtori i IPK-së, Kushtrim Hoda.
Po ashtu, nënshkrimi i pranim-dorëzimit pritet të bëhet në orën 10:00 në Drejtorinë e Përgjithshme të PK-së.
Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian