Shkruan Dr. Rita Berisha – Demiri
Pediatre – Neonatologe.
Pijet energjike janë pije joalkoolike, të cilat përmbajnë sasi të lartë të kofeinës, sheqerit dhe përberësve tjerë, siç jane; taurina, guarana… etj.
Sasia e kofeinës në një kanadë sillet rreth 80-300mg (një kafë normale ka rreth 40mg kofeinë), mandej sasia e sheqerit është 27g për një kanadë, që i bjen , më tëper së 5 lugë sheqer.
Këto pije reklamohen si pije që e rrisin energjinë, i mbajnë të zgjuar, më një koncentrim të lartë. Por, keto ndjenja janë afatshkurta.
Këto pije energjike janë shumë të popullarizuara, por më ngritjen e popullaritetit, janë ngritë edhe shqetësimet për efektet negative dhe rrezikshmërinë e këtyre pijeve në shendëtin ë fëmijëve.
Duke parë efektet e këtyre pijeve të fëmijët, janë ngritë zera të shumtë, si në Parlamentin Europian si dhe në nga Akademia Amerikane Pediatrike (AAP), për ndalimin e konsumimit të pijeve energjike të fëmijët.
Rreziku që vjen nga këto pije, kryesisht lidhet më përmbajtjen e kofeinës në pije. Predozimi më kofeinë, çon deri të çrregullimet e ritmit të zemrës, shkakton tachycardi e në raste edhe arrest kardiak (arrestet janë të konfirmuara të disa fëmije), mandej shkakton ngritje të shtypjes së gjakut, të vjella, mundim, dehidratim, shqetësim, konvulsione e në disa raste edhe vdekje.
Fëmijët kanë prirje që t’i kenë keto simptoma të predozimit ndaj adultëve, për shkak të brishtesisë së tyre shendësore.
Përveç efektit të dëmshëm të kofeinës të fëmijët, edhe sasia e madhe e sheqerit në këto pije, nesë konsumon një kohë të gjatë, shkakton mbarshëmperi ndaj këtyre pijeve, pastaj sasia e tepert e sheqerit shnderrohet në yndyrna dhe vijnë edhe problemët me obezitet si dhe si pasoje edhe diabeti tip 2.
Vlen të theksohet që të të rinjet dhe adoleshentët janë shumë të popullarizuara edhe kombinimi i këtyre pijeve më alkool. Ky kombinim mund të jetë i rrezikshëm për jetën ë një të riu.
Lodhja nga alkooli është një shenjë, një alarm, që personi ka pi mjaft alkool, por kur ky i ri e merr një pije energjike në të njëjten kohë, atehere kamufllohet sasia e konsumit të alkoolit dhe i ri pin alkool pa kontroll, e efektet e dehjes të të rinjet mund të jenë të rrezikshëm për jetën, mund të shkaktojnë dehidrim, humbje të kontrollit, të vetedijes, mund të rrezohen, të bien në hipotermi dhe në fund të pesojnë arrest kardiak!
Prandaj, prindër, të keni kujdes se ku po i hargjoni paratë fëmijët dhe të jeni më vigjilent. Mos i lejoni të abuzojnë më pije energjike, sepse pasojat mund të jenë të mëdha.”