Petkoviq: Për shkak të kushteve të Kurtit, votimi i serbëve në Kosovë është i pamundur

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, sot përmes një letre ka njoftuar Komisionin Republikan Zgjedhor në Serbi se për shkak të kushteve të Albin Kurtit, të cilat janë papranueshme për Beogradin, nuk është e mundur të mbahet votimi në zgjedhjet për deputetë të planifikuara për 17 dhjetor 2023 në territorin e Kosovës, thuhet në letrën e Petkoviq.

“Bazuar në kërkesën tuaj për të përcaktuar mundësinë e votimit në zgjedhjet për deputetë të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë më 17 dhjetor 2023, që do të mbahen në territorin e Kosovës, ju njoftojmë se aktualisht nuk është e mundur të zbatohet procedura zgjedhore në territorin e Kosovës, në mënyrë që do të ishte në përputhje me rregulloret ligjore, si dhe me interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Serbisë”. 

“Arsyeja është se Qeveria në Prishtinë, në krye me Albin Kurtin, e kushtëzon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi”, ka theksuar Petkoviq.

Ai gjithashtu në letër theksoi se “Albin Kurti, pa e përmbushur atë kusht të papranueshëm për Beogradin, refuzon të sigurojë kushtet e nevojshme në terren për funksionimin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian(OSBE) në Kosovë, i cili, sipas sipas modelit të miratuar në vitin 2012, duhet të ndihmojë organet shtetërore të Republikës së Serbisë në zbatimin e procedurës zgjedhore në territorin e Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *