Paracetamol P 500 nuk është i regjistruar në Kosovë dhe nuk ka autorizim qarkullimi dhe…

Paracetamol P 500 nuk është i regjistruar në Kosovë dhe nuk ka autorizim qarkullimi dhe…

- in Lajme, Shendetesi
70
Comments Off on Paracetamol P 500 nuk është i regjistruar në Kosovë dhe nuk ka autorizim qarkullimi dhe…

Tvkamenica ka siguruar një dokument/njoftim dërguar farmacistëve të Kosovës, nga Agjensioni Kosovar për Pajisje dhe Produkte Mjekësore, ku thuhet se “Produkti në fjalë (Paracetamol P500) nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës pra nuk ka autorizim marketingu dhe të drejtë qarkullim në tregun Kosovar”, gjithashtu në këtë letër që ka siguruar Tvkamenica, shkruhet se “Në qoftëse ky produkt do të gjindet në Barnatoret e juaja automatikisht do të ju mbyllet veprimatria dhe do të ju anulohet licenca.

 

Lexojeni njoftimin e plotë:

Prishtinë, 11 janar 2018

 Lidhur me shkrimet në media dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale lidhur me atë se produkti medicinal Paracetamol P 500, i prodhuesit “Apex” llogaritet si një produkt vdekjeprurës, gjithnjë sipas këtyre raportimeve,  Agjensioni Kosovar për Pajisje dhe Produkte Mjekësore ju njofton se produkti në fjalë nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës pra nuk ka autorizim marketing dhe të drejtë qarkullim në tregun Kosovar.

 

Në të njëjtën kohë, ju njoftoj se në qoftëse ky produkt do të gjindet në Barnatoret e juaja automatikisht do të ju mbyllet veprimatria dhe do të ju anulohet licenca.

 

Meqenëse ne si intitucion kemi për qëllim të garantojmë cilësin e produkteve medicinale dhe furnizimin e tregut me produkte sa më cilësore nuk do të tolerojmë qarkullimin e produkteve medicinale të cilat nuk janë të regjistruara në Republikën e Kosovës. Tvkamenica.com

You may also like

Kamenicë: AVOKATI I POPULLIT DHE NJËSIA KOMUNALE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, NJË HAP MË AFËR QYTETARIT

Avokati i Popullit në bashkëpunim me Njësinë Komunale