OJQ Dardanapress organizon trajnimin ”Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të Komuniteteve”

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit”Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur trajnimin lidhur me “Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komunitetit Rom”.

Qëllimi i organizimit të trajnimit ishte informimi i qytetarëve të komunitetit rom lidhur me promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve për të rritur besimin e komuniteteve ndaj institucioneve komunale dhe qëndrore dhe pjesëmarrja aktive në proceset vendimmarrëse.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në këtë trajnim kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e komunitetit rom ku si rekomandime kryesore të dala janë:

Përkrahja e Organizatës Joqeveritare Lokale të Komunitetit Rom “Luludi”,

Rritja e bashkëpunimit dhe përkrahjes financiare nga niveli Qendror dhe ai Komunal më qëllim të realizimit të rekomandimeve dhe kërkesave të komunitetit,

Organizimi i takimeve dhe dëgjimeve publike në lokalitetet ku jetojnë komuniteti Rom me qëllim të rritjes së investimeve kapitale ne këto zona ku jeton komuniteti rom.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Qytetarë të komunitetit rom,përfaqësuesit e OJQ-Luludi nga komuniteti rom, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”.

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *