NOPM mbanë takim e fundit me anëtarët e Komitetit për Iniciativa komunale

NOPM ka organizuar takimn e fundit pune me anëtarët e Komitetit për Iniciativa komunale me qëllim të diskutimit të punës se deritanishme, sfidat dhe perspektiva e Komitetit për Iniciativa Komunale ne te ardhmen.

Të pranishëm në këtë takim ishin anëtarët e Komitetit për Iniciativa dhe zyrtare tjerë komunal, të cilët së bashku me NOPM kanë diskutuar vazhdimin e organizimit te takimeve te këtij komiteti ne te ardhmen duke ofruar këshilla dhe marr ne konsiderate iniciativat dhe kërkesat e qytetarëve ne lidhje me çështje te ndryshme infrastrukturore apo shërbime.

Komunën e Kamenicës ka themeluar e Komitetit për Iniciativa, komitet i cili luan rol këshillëdhënës, ku për qëllim kryesor ka sugjerimin dhe propozimin e iniciativave të ndryshme tek autoritetet komunale në interes te qytetarëve.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Rritja e angazhimit qytetar për të ndikuar në prioritete, planifikim buxhetor, hartim dhe zbatim të politikave publike në qeverisjen lokale”, që përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.NOPM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *