NOPM ka organizuar debatin e tretë publik me vendimmarrësit (ekzekutivin) për të elaboruar kërkesat e këshillave të fshatrave në propozime konkrete.

OJQ NOPM njofton se ka organizuar debatin e tretë publik me ekzekutivin, anëtarët e këshillave lokale dhe zyrtarët komunal për të elaboruar kërkesat e këshillave të fshatrave në propozime konkrete.

Të pranishëm në këtë takim ishin drejtorët, kryetarët e këshillave lokale, zyrtarët komunale të drejtorive komunale dhe anëtarët e këshillave lokale.

Debati publik shërbeu si forum për të prezantuar dhe diskutuar mbi 80 kërkesat të këshillave lokale që kanë ardhur si propozime në takime me këshillat e fshatrave të organizuar në lokalitete e tyre që i përfaqësojnë gjatë muajit Korrik dhe Gusht.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Rritja e angazhimit qytetar për të ndikuar në prioritete, planifikim buxhetor, hartim dhe zbatim të politikave publike në qeverisjen lokale”, që përkrahet nga programi Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *