Në shkollat e Kamenicës është organizuar java e kodimit

Komuna e Kamenicës njofton se Java e Kodimit ishte aktiviteti kryesor që u zhvillua në të gjitha shkollat fillore të mesme të ulta dhe të mesme të larta në Komunën e Kamenicës.

Ky aktivitet kishte për qëllim të promovojë fushën e shkencave kompjuterike, programimit dhe teknologjisë.

Kjo periudhë e posaçme është organizuar për të nxitur interesin dhe pjesëmarrjen në kodim, sidomos tek nxënësit dhe ata që mund të jenë të interesuar të mësojnë më shumë rreth botës së teknologjisë.

Kjo javë u karakterizua me ngjarje, kurse, dhe aktivitete që inkurajojnë zhvillimin e aftësive kompjuterike dhe kreativitetin në fushën e teknologjisë informative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *