Edhe Kryetari i Klubit të Atletikës, “Rogana” Zijadin Kryeziu, ka reaguar ndaj Deputetës së PDK-së Eliza Hoxha.
Postimi i plotë:
Përshëndetje deputete Eliza Hoxha
Shpresoj të jeni mirë! Mbase dyshoj që jeni mirë kur ke parasysh faktin se ku jeni e ulur kur jeni në kuvend dhe me çfarë milioner jeni e rrethuar andaj nuk është fare çudi me ja huq skajshmërisht për një fushë që fare nuk njihni. Deputete Hoxha sinqerisht nuk ju mjafton kërkim falja, pse ky mllef, çfarë të keqe i ka bërë Kamenica këtij vendi, kjo trevë i takon këtij shteti që brez pas brezi i ka kontribuar kombit me burrat më të devotshëm që ka kombi shqiptarë, deputete Dardana gjendet brenda kufijve të Kosovës jo larg fshatrave që lideri juaj shpirtërorë i pat shpallur komuna një mori fshtarash, tani çfarë ka të bëj këtu numri i popullsisë.
Deputete Kamenica është në rajonin e anamoraves 27km nga Gjilani ku para disa viteve kogja keni kullotur edhe ju në parkun e qytetit nën pushtetin e partisë që i takoni duke e rrotulluar parkun e famshëm poshtë e lartë.Si duket aty ke filluar drejtë rrugës për tu bër milionere e për t’ju bashkangjitur klanit të milionerëve, po citoj deputetin Xhavit Haliti: “krejt i kan nga dy tre milionë” e ju tani merni guximin të flisni per një investim 800 mijë euro. A jeni në dijeni ju dhe kolegët tuaj që në Kosovë nuk është asnjë stadium i Atletikës që i plotëson kushtet minimale pèr gara, pra janë bërë 23 vite Atletika nuk e ka një shteg të atletikës ti flet për 800mijë euro.
Është mirë të pyetni deputetin Haxhiu sa herë është investuar në st.Adem Jashari dhe është jashtë funksionit, ku kanë shkuar ato mjete, pyte pse Federata Atletike është dashur të paguaj para kur i ka mbajtur garat në shtegun që i takon Atletikës, kush i ka marrë ato mjete, pyetni ish ministrin e kultures Kujtim Gashi për investimin e një gjysmë shtegu në Kamenicë, çfarë ka ndodhur sepse i pat shtri nja dy tre rena fli e kerrlanë me duqa ku mbas 7-8 muajve e barten ca pika shiu.
Mbase nuk meritoni të ju ofroj dëshmi se kush janë atletët e Roganes dhe a ka klub në këto troje te harruara nga dora e shtetit.
Thjeshtë i detyrohem opinionit që t’i ofroj pak dëshmi për rrugën që kemi kaluar deri këtu. Janë mbi tre decenie rezistencë e dominim në sportin e atletikës, para luftes dhe mbas luftes pa u dorzuar asnjëherë, pavarsisht pengesave të vazhdueshme nga persona si puna e sojit të deputetes në fjalë.
Atletët e këtij klubi me dhejtëra herë kanë dalur ilegalisht në shtetet e rajonit vetëm për të përfaqësuar kët vend në kohën më të vështirë e nën okupimin e okupatorit serbosllav, atletët tanë ishin në ballë të protestave kur sportistët tanë kërkonin të drejtat e tyre për të marrë pjesë në arenën ndërkombëtare e ju gjeni guximin flisni me aq injorancë.
Nga ky vend pa klub dhe pa atlet pra, gjithnjë sipas tendences e fjalimit të Deputetes, për çudi kanë dalur atletët më të trofeshëm dhe bartësit kryesor të zhvillimit të Atletikës edhe mbas luftës deri tek pranimi në Federaten Botërore të Atletikës e tutje, dhjetë her fitues të Kupës së Kosovës, mbajnë një mori rekordesh shtetërore me poentime cilësore, fitues të shumë medaljeve ballkanike dhe jo vetëm, reprezentues te shtetit nga Kamp. Ballkanike deri tek Lojërat Olimpike, atletët tanë kanë përfaqësuar edhe Shqipërinë në Lojërat e para Evropiane në Baku dhe në disa Kampionate Ballkanike.
Ne nuk e kemi merituar një trajtim e injorim të tillë çfarë faji kemi ne sportistët që vijm nga Kamenica/Rogana. Sikur edhe mos të kishim asnjë atlet tani, ky vend e meriton një investim të tillë që krahas sukseseve dhe sakrificave që ka kaluar e fatkeqësisht akoma po kalon ky investim sinqerisht është minorë.
Para lojërave olimpike Rio 2016 dhe Kampionatit botëror U20 pra bëhet fjalë për vitin 2014,2015,2016 ne kemi udhtuar dy her në javë në Shkup në mungesë të shtegut vetëm për të bër stërvitje pra ështē dashur të kalojmë kufi o mjerana dhe akoma tani në vitin 2023 gjendja është e tillë.
Kemi qëndruar plot pesë vite me radhë në përgaditje verore në tenda 3-4 javë. Në fakt ne asnjëherë nuk kemi qenë të kënaqur me sukseset tona dhe asnjëher nuk jemi dorëzuar së kërkuari performnacë sa më të mirë por fatkeqësisht jo të gjitha gjërat kanë qenë në dorën tonë.
Tani po ju ofroj disa dëshmi nëpër kohë përfshi edhe ” investimet” që flasin vetë.