Mbahet ora letrare nga klubi letrar “Nositi”

 

Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”, është mbajtur ora letrare nga klubi letrar “Nositi”, ngjarje kjo e organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me klubin “Nositi”.

38 shkrimtarë nga vendet e ndryshme në Kosovë por edhe nga Maqedonia, kanë qenë të pranishëm në këtë ngjarje.

I pranishëm ishte edhe U.D drejtori i DKRS-së, Behar Hyseni, i cili duke iu uruar mirëseardhje të pranishmëve, theksoi se krijimtaria e këtyre poetëve duhet vlerësuar lartë.

10. Mbahet recital me nxënësit e shkollave fillore

Të veshur me veshje kombëtare e duke mbajtur në duar fotografitë e heronjëve Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gervalla, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ishin këta nxënësit e shkollave fillore të cilët mbajtën recitalin për nder të këtyre heronjëve.

Këta nxënës nën udhëheqjen e Muharrem Hodës, u kushtuan vargje patriotike heronjëve për kontributin e dhënë për atdheun e tyre.

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *