Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”, është mbajtur ecja tradicionale për nder të heronjëve Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Shtigjet e mbuluara me borë nuk i penguan shumë të rinjë e të reja që t’i bashkohen kësaj ecje për të nderuar heronjët.
Po ashtu në nder të heronjëve në ecje u bashkuan edhe i pari i komunës, Kadri Rahimaj, U.D drejtori i DKRS-së, Behar Hyseni, ish-komandanti i UÇK-së, Ahmet Isufi, Kryetari i OVL-UÇK dega në Kamenicë, Milaim Limoni, si dhe zyrtarë të tjerë komunal.
Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian