Kurti e pret në takim drejtorin e kompanisë së Dronëve Bayraktar, ku Kosova po…

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Shemsi Syla, mirëpriti në takim Drejtorin Ekzekutiv të kompanisë së mbrojtjes Baykar, Haluk Bayraktar, që po shoqërohej nga Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

ZKM vlerëson se Forca e Sigurisë së Kosovës përgjatë dy viteve të fundit është zhvilluar dukshëm sa i përket kapaciteteve luftarake.

Në këtë aspekt përveç rritjes për më shumë se dyfish të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, “në mënyrë direkte ka ndikuar edhe bashkëpunimi i shkëlqyer me kompaninë turke Baykar dhe Qeverinë e Republikës së Turqisë me të cilën kemi bërë blerjen e dronëve TB2 dhe pajisjeve tjera më moderne ushtarake”, njofton ZKM.

NncncnncKryeministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj Bayraktar për mënyrën se si është trajtuar me prioritet të lartë çdo blerje e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, duke dëshmuar kësisoj edhe një herë raportet e ngushta ndërmjet Kosovës e Turqisë.

“Ai gjithashtu e uroi z. Bayraktar për medaljen “Shërbim të Shquar”, me të cilën u dekorua sot nga ministri i Mbrojtjes, Maqedonci, që njëherësh është edhe çmimi më i lartë ushtarak në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe drejtori i kompanisë Baykar, Bayraktar diskutuan edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *