Kryetati Rahimaj ka mirëpritur vizitën e deputetëve nga vende të ndryshme europiane

Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj përmes rrjeteve ka shkruat se: Sot mirëprita vizitën e deputetëve nga vende të ndryshme europiane🇪🇺 në kuadër të konferencës “E ardhmja e transportit” nën organizimin e Fitore Pacolli njëherit Kryetare e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, që sot për destinacion ka pasur Kamenicën.

Deputetë nga Gjermania🇩🇪, Portugalia🇵🇹, Turqia🇹🇷, BeH🇧🇦, Maqedonia e Veriut🇲🇰, Mali i Zi 🇲🇪, Kosova🇽🇰, si dhe studentë nga Iowa 🇺🇸 kanë ardhur në Kamenicë për të njohur më shumë qytetin më të gjelbër në Kosovë.🍃

🤝Biseduam dhe shkëmbyem përvoja mbi mobilitetin urban të qëndrueshëm dhe jo vetëm, duke përfshirë diskutime për hapësirat publike, energjinë efiçiente, trajtimin e rrugëve e trotuareve si masë stimuluese për transport alternativ, e ndërtimin e shtigjeve për biçikleta.

➡️Gjithashtu prezantuam vizionin dhe planet tona për qytetin si dhe disa nga punët aktuale me të cilat po merret komuna e Kamenicës.

🔴Vizita të karakterit të tillë, po ndodhin për herë të parë në Kamenicë, bisedat gjatë së cilës kanë ngjallur interes e ide për bashkëpunim dhe mundësi binjakëzimi me qytete evropiane në të ardhmen.

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *