Kryetari Rahimaj: 1.2 milionë euro investime për ujin në Kamenicë

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Kryeshefin e KRU “Hidromorava” Ymer Salihu kanë nënshkruar marrëveshjen për investimet e reja që do të bëhen në furnizimin me ujë si dhe rregullimet që do të bëhen në sistem.

Rogana, Novosella, Hodonoci, Muçiverci, Shipashnica e Dajkoci janë fshatrat e Komunës së Kamenicës të cilat do të kyçen në ujësjellës, problem ky i kahmotshëm në këto lokalitete. Vetëm ky investim sipas njoftimit të Kryetarit Rahimaj arrin vlerën e 303,000 eurosh.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje është përfshirë edhe rregullimi si dhe shtimi i sasisë së ujit për qytetin, me rezervuar të ri. Ky rezervuar që do të vendoset në fshatin Berivojcë arrin vlerën e 120,000 eurosh.

Në këtë fushë, momentalisht po punohet edhe në implementimin e projektit FLOWS, projekt ky që arrin vlerën e 750,000 eurosh, i cili ka për qëllim zgjerimin e rrjetit të ujit në qytet si dhe eliminimin e gypave të azbestit në lagjen “Iliria”.

 

6. Hartimi i Planit të Veprimit bazuar në Strategjinë e re për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkalinë Republikën e Kosovës 2022-2026

 

Është mbajtur takimi i rradhës së Komitetit Komunal Veprues bazuar në Strategjinë e re për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026. 

Korrdinatorja e këtij Komiteti Nazmije Demolli, tha se 

Strategjia për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026 dhe Plani i veprimit 2022-2024 paraqet një vazhdimësi të politikave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e një shoqërie ndëretnike dhe krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve.

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *