Në kuadër të Planit të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës në Kazermën “Croatia” në Zagreb një skuadër e Policisë Ushtarake të FSK-së (PU) ka ndjekur trajnimin “MP Electroshock Stun Gun Training and MP Drug Test Training”.
Trajnim është udhëhequr nga instruktorët e Policisë Ushtarake Kroate dhe ka plotësuar të gjitha objektivat dhe qëllimin në kuadër të përgatitjeve profesionale për pjesëtarët e PU të FSK-së.
Në ceremoninë e certifikimet i pranishëm nga FSK-ja, ishte Atasheu i Mbrojtjes në Republikën e Kroacisë Nënkolonel Shpend Zogaj, që në emër të Komandantit të FSK-së ka falënderuar ushtrinë kroate për ndihmën që po jep në ngritjen profesionale dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë në të gjitha fushat e zhvillimit.