Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” ka organizuar ngjarjen për zgjedhjen e sportistit më të mire të vitit 2023.
Në këtë manifestim të pranishëm kanë qenë: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, U.D drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe sport, Behar Hyseni, sportistë të fushave të ndryshme, si dhe qytetarë të Kamenicës.
I pari i komunës ka falënderuar sportistët e Kamenicës për kontributin e dhënë në përfaqësimin e komunës në fushën e sportit.
Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian