Klubi Alpin Rogana në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, ka organizuar edicionin e 15-të të Ecjes Tradicionale “Marshi i Roganës”. 

Ky edicion është organizuar në kuadër të manifestimit kushtuar “Flakës së Janarit”.

Ecjes i është bashkangjitur edhe Kryetari i Komunës, KadriRahimaj, së bashku drejtorë të Drejtorive Komunale, dhe zyrtarë të tjerë komunal.

Kjo ecje ka filluar nga Rogana në drejtim të Majës së Kranidellitme një lartësi 1.080 m/lmd, duke kaluar një shteg malor me gjatësi prej 16 km.

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *