Kamenica në Samitin e katërt Global të Qyteteve të Forta në New York.

Kryetari Rahimaj permes rrjeteve sociale ka njoftuar se: “Nga dita e martë po qëndroj në New York të SHBA-ve, në kuadër të samitit botëror ku po marrin pjesë më shumë se 100 qytete nga e gjithë bota, duke filluar nga kryetari nikoqir Eric Adams e shumë përfaqësues komunash.

Për herë të parë në histori, Kamenica është përkrahëse e deklaratës kundër urrejtjes, ekstremizmit e polarizimit shoqëror, deklaratë kjo e nënshkruar tashmë nga Kryetari i New York-ut, z. Eric Adams dhe e mbështetur nga shumë qytete pjesëmarrëse.

Përvoja dhe mundësitë e jashtëzakonshme në takime e organizime të tilla, japin mundësinë që të shkëmbehen praktika për shumë probleme me të cilat ballafaqohet komuniteti, duke hapur rrugë për ide dhe zgjidhje të qëndrueshme.

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *