Z.I.K njofton se “Pas kërkesës së Komunës së Kamenicës, ekipet e KEDS sot kanë ndërhyrë dhe kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike të kazinove ilegale në këtë zonë.
Sipas informatave të ekipeve të KEDS këto kazino janë furnizuar ilegalisht nga shtëpitë private, veprim ky i cili poashtu është i kundërligjshëm.
Komuna dhe KEDS u bëjnë thirrje dhe mirëpresin qkyqjen e konsumatorëve ilegal nga rrjeti i rënduar i energjisë elektrike.
Kyqjet e tilla në rrjet janë ilegale dhe përbëjnë vepër penale, për të cilat ligji parasheh masa ndëshkuese.