Javën e kaluar, OJQ NOPM ka organizuar debatin e parë publik me vendimmarrësit e komunës së Kamenicës.

Sipas NOPM-së, Qëllimi i këtij debati ishte diskutimi i nevojave dhe kërkesave të identifikuara gjatë kartelave investive me qytetarë dhe shtjellimi i mundësive për konvertimin e tyre në propozime konkrete. Të pranishëm në këtë takim ishin drejtorët, zyrtarët komunale të drejtorive komunale dhe zyrtarë tjerë komunal.

Projekti synon të adresojë tre komponentë: rritjen e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje (konsultime, mbikëqyrje qytetare, buxhetim me pjesëmarrje), pjesëmarrjen e qytetarëve dhe OSHC-ve në hartimin e politikave (harmonizimi i rregulloreve komunale, planet e punës) dhe llogaridhënia (roli mbikëqyrës i kuvendit komunal, menaxhimi financiar, ofrimi i shërbimeve, etj.) si dhe të propozojë veprime korrigjuese për rritjen e pjesëmarrjes, menaxhimit financiar dhe llogaridhënies në nivel lokal.

Projekti “Aktivizimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse’’ u mbështet nga granti kombëtar i ndërhyrjeve të projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Krijim Politikash (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (MPJN).

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *